Friday , 3 December 2021

POLICIA E SHTETIT, OPERACION KOMBËTAR PËR LOJËRAT E FATIT

Policia e Shtetit ka zhvilluar një operacion kombëtar për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit. Si rrjedhojë është finalizuar operacioni policor i koduar “Gjysmëfinalja”, i zhvilluar në 12 qarqe të vendit, nën drejtimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Gjatë operacionit të zhvilluar në të njëjtën orë gjatë mbrëmjes së mërkurë u përfshinë 1.100 punonjës policie, konkretisht nga Sektorët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në çdo DVP, Forca e Posaçme “Shqiponjat”, Patrullat e Përgjithshme dhe disa grupe të FNSH-së, nën drejtimin e Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit.

Kështu, në të gjithë vendin janë kontrolluar 656 ambiente në të cilat dyshohej se mund të ushtrohej aktiviteti i kundërligjshëm i lojërave të fatit, kryesisht në fushën e basteve. Nga kontrollet e ushtruara në të gjithë vendin janë arrestuar në flagrancë 35 persona, konkretisht 19 persona në Tiranë, 6 persona në Vlorë, 5 në Shkodër, 2 në Durrës, 1 në Bulqizë, 1 në Fier e 1 në Korçë.

Gjithashtu, janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 18 persona, konkretisht 5 persona në Korçë, 3 në Tiranë, 6 në Shkodër, 2 në Vlorë, 2 në Berat, 1 në Elbasan, 1 në Mat dhe 1 në Fier.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar: 15 kompjutera, 5 makineta për lojëra fati, 16 tableta që shërbenin për vënie bastesh, 8 tavolina pokeri, 15 DVR, 41 aparate celular, 5 milionë lekë dhe prova të tjera materiale, të cilat shërbenin për ushtrimin e veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit.

Konkretisht, nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe Komisariateve në vartësi të saj, në zbatim të planit të masave për evidentimin e personave që ushtrojnë veprimtarinë e paligjshme të lojërave të fatit, janë ushtruar kontrolle në ambiente e lokale të ndryshme, si rezultat i të cilëve u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”, i shtetasve: N. P., 53 vjeç, M. F., 34 vjeç, S. P., 33 vjeç, I. T. 51 vjeç dhe A. D. 31 vjeç, të gjithë banues në Shkodër.

Si dhe u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit: F. L., 21 vjeç dhe T. C., 66 vjeç, banues në Malësi të Madhe; L. K., 57 vjeç, N. D., 64 vjeç, D. D., 23 vjeç, E. N., 30 vjeç banues në Shkodër.

Policia e Shtetit thekson se është e vendosur dhe e angazhuar maksimalisht për të luftuar paligjshmërinë në cilëndo fushë që ajo shfaqet dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, çdo rast të paligjshmërisë.

Lexoni dhe kete

MBYLLET BURGU I ZAHARISE NE KRUJE

Burgu Spital i Zaharisë në Krujë është mbyllur. Këtë të shtunë ka nisur transferimi i …