Breaking News

POLICIA JEP DETAJE PER VRASJEN E NDODHUR PRANE VARREZAVE NE STOM-GOLEM

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, falë veprimeve të shpejta hetimore, dhe operative, është bërë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim si autor i dyshuar i shtetasit: Artan Koceku 27 vjeç, banues në fshatin Pog, Shkodër, i cili ka qënë me leje shpërblimi nga burgu i Peqinit, ku vuan denimin për ngjarjen e ndodhur në vitin 2013, për veprën penale “Vjedhja me armë”, parashikuar nga neni 140 i Kodit Penal.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e një konflikti për shkak të një borxhi që autori i dyshuar Artan Koceku i ka patur viktimës Angjelin Shkambi. Autori ka pas një komunikim me telefon me viktimën dhe janë takuar tek varrezat e Stom Golemit, ku shtetasi Koceku ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit  Shkambi i cili ndodhej në automjetin e tij, ku për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Po punohet intensivisht për përcaktimin e vendodhjes dhe kapjen e autorit të kësaj ngjarje.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale të “Vrasje me paramendim “ e “Prodhim e mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake “ parashikuar nga nenet 78 e 278/2 i Kodit Penal.

Lexoni dhe kete

BLLOKIMI I VARKAVE PER TURISTET

Drejtoria e Përgjithshme Detare njofton se pas inspektimeve dhe verifikimeve të mjeteve ujore që bëjnë …