Breaking News

POLICIA KONTROLLE “BLIC” NE LEZHE

Policia vendore e Lezhës ka intensifikuar kontrollet për goditjen e veprimtarive të paligjshme dhe kriminale ne të gjithë territorin e qarkut. Sipas të dhënave të policise gjatë kontrolleve blic të 24 oreve të fundit në ambjente të ndryshme dhe postoblloqeve në akset rrugore janë proçeduar 11 shtetas per veprat penale “Shkatërrim prone me zjarr” “Prodhim dhe shitje lëndëve narkotike” “Mbajtje pa leje e armëve të ftohta” “Ndërtim i paligjshëm” “Vjedhja” etj. Ndër këta persona, 3 janë arrestuar, 1 ndaluar në kërkim, 7 po hetohen në gjendje të lire.

Gjithashtu në një operacion antidroge të koduar “Laguna” të zhvilluar pranë kënetes së Patokut në Kurbin policia ka asgjesuar me anë të djegies 100 rrënje canabis sativa si dhe ka arrestuar 3 shtetas si posedues të droges. Sipas bluve ne pranga kanë rënë Lefter Seli 43-vjeç banues në Kurbin punetor ne parcele, Saba Çeku 56-vjeç banues në Patok kultivues i bimes narkotike si dhe Jonuz Piri 25-vjeç banues në Shkoder financues i kultivimit të bimes narkotike.

Këto kontrolle policore që do të vijone edhe në ditet në vijim po organizohen nga efektivet e policise në Lezhë në bashkëpunim dhe me forcat e ndërhyrjes së shpejtë të Shkodres.

Lexoni dhe kete

MISTER NGJARJA E NDODHUR ME ÇIFTIN BERCANA- NDOCI

Kur tashmë kanë kaluar katër ditë nga vrasja e çiftit Bercana- Ndoci, grupi hetimor i …