Wednesday , 20 November 2019

POLICIA KONTROLLE NE DUKAGJIN PER DROGE

Policia e Shkodrës ditët e fundit kanë kryer disa kontrolle territori në zonat e malësisë së mbi Shkodrës, kryesisht në Dukagjin. Pavarësisht se raportohet se në këto zona ka parcela me kanais të mbjedha deri tani nuk ka asnjë informacion për sasine e gjetur dhe të asgjesuar.

Nga ajo që mësohet gjatë muajit korrik dhe ditëve të para të muajit gusht janë zhvilluar plotë 13 kontrolle të territorit dhe dyshohet se janë asgjesuar një numër i madh i bimëve narkotike kanabis sativa, të cilat kanë qenë të shpërndara në parcela të vogla, por nuk ka asnjë raportim zyrtar nëse këto janë sekuestruar dhe asgjesuar nga policia apo thjesht janë evidentuar.

Sasia e mbjellë këtë vit e lëndës narkotike në zonat malore të Shkodrës është shumë e vogël krahausar me disa vite më parë, por jo e pa përfillshme. Ndërsa nga ana tjetër mësatarisht dy ditë në javë, aksione të kontrollit të territorit në zonen e Dukagjinit janë kryer nga policia e Shkodrës.

Të gjitha të zhvilluara në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative por edhe të fotografuara nga helikopterët e ministrisë së brendëshme. Deri tani në gjitha këto aksione policore janë përfshirë një numër i madh i efektivëve të policisë së rendit dhe Forca të Ndërhyrjes së Shpejt. Por asnjë raportim, nëse ka pasur identifikim të parcelave të mbjella me drogë.

Lexoni dhe kete

KAMIONÇINA PERPLAS PER VDEKJE KEMBESORIN

Një këmbësor mbeti i vdekur, pasi u përplas nga një automjet në rrugen e kombit. …