Thursday , 3 December 2020

POLICIA KONTROLLE NE KURBIN DHE MIRDITE

Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë publike, nga forcat policore të Mirditës dhe Kurbinit, janë ushtruar kontrolle me qëllim goditjen e veprimtarive të paligjshme dhe kapjen e personave në kërkim.Si rezultat, u ndalua me qëllim ekstradimi drejt shtetit Italian, i shpalluri në kërkim ndërkombëtar, Igli ( Arban) Malçi, 39 vjeç, banues në Kurbin.

Arrestimi provizor i tij u bë pasi Gjykata e Azizzes Itali e ka dënuar me 6 vite e 4 muaj burg për veprën penale ” Plagosje e rëndë me pasojë vdekjen”.

Materialet proçedurale u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Kurbin për veprime të mëtejshme. Unifromat blu gjithashtu arrestuan në Mirditë 3 shtetas që u kapën me rreth 3 kg dhe 20 doza kanabis.Në pranga ranë Vilson Bushkola, 31 vjeç, banues në Mirditë, i dyshuar si posedues i rreth 3 kg lëndë narkotike cannabis sattiva të cilën e kishte fshehur në një bunkier.Po ashtu u prangosen shtetasit F.K. 25 vjeç dhe E.M. 28 vjeç, banues në Mirditë, pasi gjatë kontrollit në mjetin e tyre iu gjetën një sasi e vogël lënde narkotike ( 20 doza).Materialet proçedurale në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë për veprën penale ” Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

Lexoni dhe kete

POLICIA ARRESTON 1 SHTETAS PER VRASJEN NE DAJÇ

Zbardhen emrat e të arrestuarve në Shkodër për vrasjen e Ridvan Ramazanit. Policia bënë të …