POLICIA KONTROLLE NE LEZHE, KURBIN DHE MIRDITE

Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, nga forcat policore të Lezhës, Kurbinit dhe Mirditës, janë ushtruar kontrolle në gjithë qarkun me qëllim goditjen e veprimtarive të paligjshme dhe kapjen e personave në kërkim.Si rezultat, u arrestuan në flagrancë shtetasit Arjan Lleshaj, 23 vjeç, banues në Mirditë pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar në Mirditë, iu gjet një armë zjarri pistoletë dhe një sasi e vogël lënde narkotike cannabis sattiva. Nw pranga ka rwnw dhe Florenc Sefgjini, 36 vjeç, banues në Mat, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në Kurbin, iu gjet një dorezë hekuri pa leje.

Gjithashtu, u ndaluan shtetasit në kërkim Fatmir Çupi, 32 vjeç, banues në Mirditë, pasi Gjykata e Apelit Shkodër me vendimin Nr. 256 datë 08.05.2018, ka rrëzuar lirimin me kusht duke e rikthyer në burg për të vuajtur pjesën tjetër të mbetur të dënimit 1 vit e 11 ditë për veprat penale “Vrasje për shkak të cilësive të veçanta të viktimes” dhe ” Prodhim e mbajtje pa leje i armëve luftarake dhe municionit”. Kapja dhe ndalimi i tij u bë i mundur në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rinas. Arben Turku, 41 vjeç, banues në Kurbin, pasi Gjykata e Tiranës me vendimin Nr. 3310 datë 05.10.2018 e ka dënuar për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik” si dhe Besnik Selmani, 52 vjeç, banues në Milot, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin ka caktuar ndaj tij në mungesë, masën e sigurisë ” Arrest me burg” për veprën penale ” Kultivim i bimëve narkotike”

Lexoni dhe kete

LEZHË, 32 LEJE DREJTIMI TË PEZULLUARA GJATË FUNDJAVËS

Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, me qëllim rritjen …