POLICIA KONTROLLE NE QARKUN E LEZHES

Policia e Lezhës ka venë në pranga 3 shtetas dhe u sekuestruan lëndë narkotike Kokainë e Kanabis, si dhe armë simuluese pa leje. Sipas njoftimit të policisë janë ushtruar kontrolle në të gjithë qarkun për rritjen e parametrave të sigurisë dhe si rezultat u arrestuan në flagrancë shtetasit S.H. 18 vjeç, banues në Milot, pasi gjatë kontrollit fizik në një lokal, iu gjetën e sekuestruan 18 doza lëndë narkotike Kokainë, Z.V. 54 vjeç, banues në Shkoder, pasi te “Kryqëzimi i Kallmetit”, u kap duke drejtuar motorrin pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur, Gj.P. 63 vjeç, banues në Shkoder, sepse në Zejmen u kap duke drejtuar motorrin pa leje drejtimi.

Gjithashtu, u proçeduan penalisht edhe shtetasit Gj.N. 26 vjeç, banues në Kurbin, pasi gjatë kontrollit fizik në një lokal iu gjetën disa doza lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa dhe E.J. 18 vjeç, banues në Lezhë, pasi gjatë kontrollit fizik në një lokal iu gjet e bllokua një armë simuluese me karikatore me 4 fishekë pa leje.

Materialet në ngarkim të tyre ju referuan prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Lezhë.

Lexoni dhe kete

“ARREST ME BURG” PER GJEKSON PUSIN

“Arrest me Burg” eshte masa e sigurise e caktuar per Gjekson Pusin, i cili akuzohet …