Wednesday , 2 December 2020

POLICIA KTHEHET NË ‘GJAHTARË’ TË MASKAVE HIGJENIKE

Policia e Shtetit vihet në ndjekje të maskës higjenike. Është ky detyrimi ligjor që ka policia e shtetit, e cila shtëtit nëpër rruge me blloqe dhe shënime duke bërë që të marrin të dhënat e qytetarve të cilëve do u vendosin gjobat për mos mbajtje të maskës.

Ndërsa në anën tjetër organizohen postblloqe të policisë në kryqëzime të ndryshme të cilët vendosin gjoba 3000 lekëshe për mos mbajtje të maskës si për këmbësorët ashtu edhe për qytetarët që nuk mbajnë maskën apo rripin e sigurisë.

Funksioni i policisë së shtetit i cili do duhet të ishte në funksion të shërbimit ndaj qytetarëve, duke siguruar rendin dhe qetësine por edhe sigurinë, ndjellin frikën e gjobës. Policia nga korrtar të kanabis është kthyer në gjobëvenës të qytetarëve të thjeshtë të cilët mbajnë apo nuk mbajnë maskë.

Pandemia e Covid 19, është një situatë që ka gjunjëzuar vendet më të fuqishme të botës, por situata tek ne është dukshem më alarmante pasi polici i cili vë gjobën merr në duar karten e identitetit, dhe i jep stilolapsin që qytetari të firmosë, që do thotë kontakt direkt me virusin, sipas urdhërit të ministrisë së shëndetësisë.

Gjobat nuk janë zgjidhje, ndërsa policia duhet të ngjallin siguri tek qytetarët dhe jo frikë te ato. Në anën tjetër kemi edhe rëndesën psikologjike që i është shkaktuar qytetarëve nga pandemia, shto këtu edhe frikën nga gjobat, i kanë kthyer policët në gjahtar të maskave higjenike dhe jo maskave kriminale.

Pasi krimi në vendin tonë po lulëzon dhe po rritet nga dita në ditë.

Lexoni dhe kete

POLICIA ARRESTON 1 SHTETAS PER VRASJEN NE DAJÇ

Zbardhen emrat e të arrestuarve në Shkodër për vrasjen e Ridvan Ramazanit. Policia bënë të …