Tuesday , 18 December 2018

POLICIA ME PARE NJOFTOHET PER MAKINEN E DJEGUR, SESA PER ATENTATIN NDAJ LICIT

Policia e Shkodres eshte njoftuar me pare per djegien e makines se sa per vrasjen. Detaje te reja dalin ne drite rreth atentatit ndaj 53 vjecarit Fatbardh Lici. Ne oren 7 e 10 ne sallen operative te Shkodres ka mberritur telefonata se ne zonen e Dobraçit ndodhet nje mjet duke u djegur. Ndersa 5 minuta me vone nje tjeter telefonate qe ne unazen lindore ne zonen e quajtur ish poçeria ka ndodhur nje vrasje.

Grupet e policise jane drejtuar ne dy vendngjarje dhe kane bere lidhjet se mjeti i cili rezulton i vjedhur ne Tirane rreth 2 jave me pare te jete perdorur per vrasjen e 53 vjeçarit Fatbardh Lici. Nga te dhenat e siguruara nga grupi hetimor, 53 vjecari ka shkuar ne lokal rreth ore 6 e 45 minuta dhe rreth 5 minuta me pas eshte egzekutuar nga nje person me maske. I cili pasi ka qelluar rreth 15 here ne drejtim te tij eshte larguar ne shpejtesi.

Policia e Shkodres se bashku edhe me grupin hetimor ka bere shoqerimin e 18 personave te cilet pasi jane marre ne pyetje jane liruar. E vetmja piste e deri tanishme eshte hakmarrja, pasi 53 vjecari ka qene i dyshuar per vrasjen e Astrit Kurmemaj ngjarje e ndodhur 2011-en.

Lexoni dhe kete

AKSIONI NDAJ FISHEKZJARREVE DHE LENDEVE PLASESE

Plot 1136 subjekte të tregtimit të mjeteve piroteknike dhe fishekzjarreve, si dyqane të ndryshme, markete, …