POLICIA NIS HETIMET PER NDOTJEN E BREGDETIT NE KUNE-VAIN

Policia e Lezhës ka nisur hetimet për identifikimin e shkaktareve të ndotjes së bregdetit në zonen e Kune-Vainit.Sipas burimeve shkak i ndotjes është bërë komunikimi i detit me lagunen nga një kanal i cili është hapur gjatë muajve të fundit, ndërsa bëhet e ditur se përsonat përgjegjes do të përballen me ligjin.Specialisti Sektorit të Kopetencave Vendore në Prefekturen e Lezhës, Gjon Gjoni thotë se për çështjen në fjalë është ngritur një grup punë për ti dhënë zgjidhje të shpejtë këtij problemi.

Prej tre ditesh Bashkia Lezhë ka angazhuar punëtore e mjete për pastrimin e zonës së ndotur në Kune-Vain, ndërsa është bllokuar menjëherë kanali që lidh lagunen me detin.Ndotja e krijuar prej më shumë se dy javesh solli largim të pushesve nga kjo zonë turistike, duke dhënë një ndikim mjaft negativ për turizimin në pikun e sezonit.

Lexoni dhe kete

JA ÇFARE NDODH MES DY AUTOMJETESH NE AKSIN SHKODER – LEZHE

Shkoder Informacion Paraprak Më datë 28.06.2018, ora 16:20, jemi njoftuar se ne aksin rrugor Shkoder-Lezhe, …