POLICIA: PELEGRINAZHI NE KISHEN E “SHNA NDOUT” KA KALUAR PA INCIDENTE

Pelegrinazhi i 12 dhe 13 qershorit në kishen e “Shna Ndout” në Laç ka kaluar qetë dhe pa incidente.Sipas Drejtorisë Vendore të Policisë në Lezhë për mbarvjatjen e pelegrinazhit janë angazhuar në total reth 260 forca policore të dislokuara në pika të caktuara për menaxhimin e trafikut dhe fluksit, si dhe në patrullim për të ruajtur rendin dhe sigurinë e brendshme.Në gadishmëri dhe veprim në terren, kanë qenë shërbimet policore të Rendit, Forcat e Policisë Kriminale, Agjentë të Drejtorisë Antiterror, Grupet e Ndërhyrjes së Shpejtë, si dhe Policia Rrugore.

Kjo me objektiv  sigurimin e rendit dhe qetësisë publike, parandalimin e ngjarjeve kriminale, mbajtjen nën kontroll të personave me preçedent të mëparshëm kriminal si dhe parandalimin e shkeljeve administrative dhe të aksidenteve automobilistike, me fokus rritjen e sigurisë rrugore.Gjatë këtyre 2 ditëve- netëve pelegrinazh në Kishën e “Shna Ndout “, nuk është shënuar asnjë incident, aksident apo ngjarje tjetër kriminale.Në njoftimin e shpërndarë për mediat Policia e Lezhës falenderon të gjithë drejtuesit e mjeteve apo këmbësorë, banorë të Laçit dhe pelegrinë, për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin në mbarëvajtjen e këtij pelegrinazhi.

Lexoni dhe kete

RAPORTI PER GJAKMARRJEN, 704 FAMILJE TE PREKURA

Shqipëria ka aktualisht 704 familje të prekura nga gjakmarrja, prej të cilave 591 jetojnë në …