Tuesday , 18 December 2018

POLICIA RRUGORE, MASA PER DREJTUESIT E AUTOMJETEVE

Policia Rrugore ka zhvilluar një analizë paraprake dhe ka dhënë këshilla për drejtimin e mjeteve në sezonin e verës dhe parandalimin e aksidenteve. Drejtoria e Policisë Rrugore kërkon së pari të falënderojë të gjithë drejtuesit e mjeteve, për sjelljen në trafik dhe respektimin e “normave të sjelljes”, duke e bërë punën e Policisë Rrugore më të lehtë edhe këtë javë. Në një konferencë për mediat, drejtori i policisë rrugore, Mithat Tola, vë theksin te përdorimin i aparateve celularë gjatë drejtimit të mjeteve, që është një nga shkaqet kryesore të tërheqjes së vëmendjes nga drejtimi i mjetit, që shpie pastaj humbjen e kontrollit të tij.

Policia Rrugore po vazhdon me gatishmëri maksimale monitorimin e trafikut. Aksioni i saj këtë javë ka qenë kontrolli ndaj drejtuesve të mjeteve me dy rrota për mospërdorim të kaskove mbrojtëse. Kontrollet e Policisë Rrugore gjithashtu kanë vazhduar për drejtuesit e mjeteve që përdorim celularët gjatë drejtimit të mjeteve.

Lexoni dhe kete

AKSIONI NDAJ FISHEKZJARREVE DHE LENDEVE PLASESE

Plot 1136 subjekte të tregtimit të mjeteve piroteknike dhe fishekzjarreve, si dyqane të ndryshme, markete, …