Sunday , 25 October 2020

POLICIA RRUGORE PREZANTON BILANCIN E MUAJIT GUSHT NE LEZHE

Policia rrugore e qarkut Lezhë ka arrestuar 12 shtetas dhe ka proçeduar penalisht në gjendje të lirë 14 të tjerë, për drejtim mjeti në gjendje të dehur/nën efektin e alkoolit ose pa leje drejtimi.

Nga kontrollet e ushtruara në muajin gusht, janë konstatuar dhe arrestuar në kushtet e flagrancës 7 persona për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 5 persona për drejtim mjeti pa leje drejtimi, si dhe janë proçeduar në gjendje të lirë 13 persona për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 1 tjetër për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Gjithashtu gjatë muajit gusht janë proceduar administrativisht gjithsej 3992 drejtues mjetesh dhe janë tërhequr 332 leje drejtimi.

Konkretisht janë vendosur, 1067 masa administrative për parakalime të gabuara, 413 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, 298 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit, 1197 masa për tejkalim shpejtësie, 65 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse dhe 364 masa për shkelje të ndryshme.

Lexoni dhe kete

AKSION PER LOJERAT E FATIT NE LEZHE DHE KURBIN

Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative dhe nga informacionet e adresuara nga qytetarët …