POLICIA SHPETON 2 TURISTE TE HUAJ NE THETH

Policia ka arritur të shpëtojë dy turistë të huaj në zonën turistike të Thethit. Ato kishin ngatërruar rrugën dhe kishin mbetur të bllokuar në një humnerë. Në orët e pasditës të së martes, policia ka marrë njoftim se në vendin e quajtur “Qafa e Vlabonës”, në afërsi të Bjeshkëve të Rragamit, dy turistë e huaj me inicialet F.A., 29 vjeç nga Brazili dhe E. C., 27 vjeçe nga Zelanda e Re kanë ngatërruar rrugën dhe kanë mbetur të izoluar në një zonë të thepisur humnerë.

Nga shërbimet e Policisë në Theth bashkë me banorët e zonës pas 5 orë kërkimesh, ku turistët kishin ndezur dhe zjarr për të orientuar policinë, u bë e mundur gjetja e tyre në afërsi të një humnere, si dhe transportimi i tyre në Theth ku ju bashkuan turistëve të tjerë pa asnjë problem me shëndetin. Dy turistët kanë falenderuar Policinë dhe banorët për gjithçka bënë për ti shpëtuar, pasi gjendeshin në kushte të vështira dhe në rrezik për jetën, pa ujë dhe ushqime, si dhe të kërcënuar nga kafshët e egra në atë mjedis ku ndodheshin.

Lexoni dhe kete

6 PERSONA ARRESTOHEN NGA POLICIA E SHKODRËS

6 persona kanë rënë në prangat e policisë Shkodër, pasi akuzohen se janë autorë të …