24 ore pas konfuzionit ne komunikatat e policise se Shkodres, zyra e shtypit prane kesaj drejtorie ka sqaruar ne detaje arrestimin e 18- vjecarit Alfred Rrasa. Policia thekson se Rrasa u arrestua pasi ishte lene I lire nga gjykata e apelit ne Shkoder. Sipas efektiveve te policise arrestimi i 18- vjecarit Rrasa i cili ka qene edhe me pare i denuar per vjedhje eshte bërë pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Shkoder me datë 03 Nentor 2014, ka urdheruar ndalimin e ketij përsoni nen hetim.
Sipas policise se Shkodres, Rrasa ishte arrestuar per te njejten ngjarje edhe ne Shtator te 2014- es dhe gjykata e rrethit e kishte lene ne burg por pasi ishte apeluar masa e 18- vjecarit ishte ndryshuar nga arrest ne burg ne detyrim per paraqitje.
Nderkohe policia ka prangosur Rrasen diten e merkure pasi dyshohet se me 15 Maj 2014, në fshatin Hot i Ri, pas një konflikti për motive të dobeta ne bashkepunim me shtetasit Palush Demaj (i arrestuar), vjeç 21, dhe Alban Lulashi, vjeç 17, (i arrestuar), banues ne Hot i Ri, kanë vrare me armë zjarri 24 vjecarin Altin Koçeku, banues ne Shkoder. Nderkohe per kete ngjarje eshte ne kerkim edhe nje tjeter person nga efektivet e policise.