Breaking News

POLICIA SQARON NGJARJEN E NDODHUR NE QENDER TE LEZHES

Policia ka sqaruar ngjarjen e ndodhur një ditë më parë në qender të qytetit të Lezhës, ku u qëllua me armë nga një efektiv policie, pas një konflikti me tre përsona.Në lidhje me ngjarjen blutë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Eduart Lleshi (Nikolli), 22 vjeç, banues në Lezhë.Gjithashtu, u referuan materialet hetimore për fillimin e procedimit penal në gjendje të lirë, ndaj shtetasve, A.J. 17 vjeç, banues në Mirditë si A.L. 27 vjeç, banues në Lezhë.

Këta shtetas, në qendër të qytetit Lezhë, në datë 7 prill, kanë kanosur dhe kundërshtuar fizikisht punonjësin e policisë, për shkak të detyrës, në momentin kur efektivi i ka ndaluar, pasi po ecnin me shpejtësi tej normave të lejuara me mjetin e tyre tip ‘Porsche’ në qytet, duke rrezikuar këmbësorët.

Për të shmangur përshkallëzimin e situatës si dhe për të neutralizuar shtetasit me veprime agresive, punonjësi i policisë ka qëlluar një herë në ajër me armë zjarri pistoletë.Më pas, në mbështetje kanë shkuar forcat e tjera policore që kanë bërë të mundur ndalimin e 3 shtetasve.Policia ka kryer të gjitha veprimet hetimore konform procedurave ligjore, ndërsa materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Lexoni dhe kete

ARRESTOHET NE PIKEN KUFITARE HANI – HOTIT NJE 32-VJEÇAR

Një 32 vjecar ka rënë në prangat e policisë pasi ka tentuar të kaloi ilegalisht …