Tuesday , 27 October 2020

PORTUGALIA ZHGENJEN NDAJ AUSTRISE

Njė penallti e humbur dhe njė gol i anulluar pėr Cristiano Ronaldon. Kjo Portugali nuk di tė fitojė nėse ylli i saj nuk di tė shėnojė. Skuadra luzitane ngec nė njė tjetėr barazim qė mund tė rezultojė fatal nė fundin e rrugėtimit tė grupeve pasi me 2 pikė nė po kaq ndeshje, ekipi i Fernando Santos po ecėn pa busull nė rrugėt e Francės. Skuadra e Cristiano Ronaldos dominoi nė ēdo aspekt por nuk arriti tė bėnte atė pėr tė cilėn ndeshen nė fushė 22 luftėtarė, golin. Shumė raste tė shpėrdoruara dhe njė Almer nė superformė i mohuan Portugalisė gėzimin e tre pikėve tė para, duke bėrė qė skuadra e Santos ta kėrkojė kualifikimin nė ndeshjen e tretė tė grupit kundėr Hungarisė. Nė minutėn e 3 ėshtė Austria qė kėrcėnon me Harnik por topi kalon ngjitur me shtyllėn, ndėrsa Nani replikoi 9 minuta me vonė me njė goditje tė rrezikshme. Minuta e 22 e gjeti Cristiano Ronaldon me njė top tė artė nė kėmbė por numri 7 nuk shėnjestroi kuadratin austriak. Nani sėrish nė zonėn austriake nė tė 29-ėn por sulmuesi portugez u ndal kėtė herė nga shtylla. Pak sekonda pas rikthimit tė skuadrave nė fushėn e lojės Ilsanker rrezikoi goditjen surprizė por Rui Patricio nuk e lejoi tė prekte rrjetėn. Me kalimin e minutave, Cristiano Ronaldo humbi kthjelltėsinė pėrpara portės dhe kėtė e tregoi edhe nė tė 79-ėn kur nuk arriti tė transformonte nė gol penalltinė e fituar nga vetė ai. Kapiteni e gjeti golin 5 minuta nga fundi i takimit por pozicioni i tij dukshėm jashtė loje prishi festėn e Portugalisė qė tashmė rrezikon seriozisht vazhdimėsinė nė kėtė kompeticion pas mban vendin e tretė me 2 pikė pas Hungarisė dhe Islandės.

Lexoni dhe kete

FRANC ASHIKU SHPALLET SƋRISH KAMPION NƋ SHAH

Shahisti shkodran Franc Ashiku Ć«shtĆ« shpallur sĆ«rish kampion i ShqipĆ«risĆ«. Ky Ć«shtĆ« verdikti i dalĆ« …