Friday , 3 December 2021

Prangosen 3 zyrtare dhe kryekomunari Gruemires

Policia ka vėnė nė pranga pasditen e se martes kreun e komunės Gruemirė dhe 3 zyrtarė tė tjerė lokalė pėr qarkun e Shkodrės pėr shpėrdorim detyre. Arrestimi i tyre ka ardhur pasi Gjykata  e Shkodrės ka vendosur masėn e sigurisė me burg ndaj tyre.Bėhet e ditur se tė arrestuarit janė Lirim Nehanaj, Kryetar i komunės Gruemirė nė Shkodėr, Asim Burgaj, ish-kryeregjistrues i ZVRPP-sė nė Shkodėr,  Fatmir Tepelia, pėrgjegjės nė Drejtorinė e Administrimit tė Tokave dhe  Rruzhdi Handraj, inspektor nė Drejtorinė e Administrimit tė Tokave pėr Qarkun e Shkodrės.

Nga hetimi i Prokurorisė sė Shkodrės nisur nė fund tė vitit 2013, rezulton se kėta shtetas, nė kundėrshtim me detyrat e tyre funksionale, kanė hartuar, miratuar dhe regjistruar prona tė ndryshme nė komunėn Gruemirė nė emėr tė personave qė nuk u takonte tokė nė bazė tė ligjit 7501, duke krijuar mundėsi reale pėr mbivendosje pronash, tė cilat passjellin konflikte ndėrmjet banorėve.

Mė konkretisht, shtetasi Lirim Nehanaj, nė cilėsinė e Kryetarit tė Komunės Gruemirė, ka shpėrndarė vėrtetime pėr pėrfitim tė tokės nė bazė tė ligjit 7501 nė disa fshatra tė komunės nė favor tė disa shtetasve. Nga verifikimet e deritanishme tė Prokurorisė Shkodėr rezulton se nė kėto fshatra nuk ėshtė ndarė asnjėherė tokė nė bazė tė ligjit nr.7501, pasi nuk kanė funksionuar asnjėherė komisionet pėrkatėse. Pavarėsisht kėtij fakti, nga ana e kryetarit tė Komunės janė dėrguar pranė Drejtorisė sė Administrimit tė Tokave nė Qarkun Shkodėr vėrtetime pėr disa persona, nė tė cilėn shėnohet “Pėr regjistrim, meqėnėse ky dokumentacion ėshtė plotėsuar konform ligjit “7501 pėr tokėn” dhe akteve ligjore dhe nėnligjore nė zbatim tė tij”. Nga verifikimet ka rezultuar se janė tė paktėn 10 praktika deri mė tani me kėtė shėnim nga ana e kryetarit tė komunės Gruemirė, pėr toka me sipėrfaqe disa dhjetra mijėra metra katrorė. Nisur nga fakti se nė fshatrat e komunės Gruemirė nuk kanė funksionuar asnjėherė komisionet e ndarjes sė tokave, krahas veprės penale tė “shpėrdorimit tė detyrės”, po kryhen verifikimet edhe pėr veprėn penale tė “fallsifikimit tė dokumentave” nga ana e shtetasit Lirim Nehanaj.

Pėr shtetasit Fatmir Tepelia dhe Ruzhdi Handraj, pėrkatėsisht pėrgjegjės sektori dhe inspektor nė Drejtorinė e Administrimit tė Tokave nė Qarkun Shkodėr, Prokuroria e Shkodrės ka krijuar dyshime tė arsyeshme pėr kryerjen e veprės penale “Shpėrdorim detyre”, pėr shkak se: Nė bazė tė detyrave tė tyre funksionale, kėta shtetas duhet tė kryejnė verifikimet pėr ēdo rast vėrtetim pėr regjistrim tė tokave nga ana e drejtuesve tė komunave. Nė rastin e vėrtetimeve tė pėrcjella nga ana e kryetarit tė komunės Gruemirė, tė dyshuarit Lirim Nehanaj, kėta shtetas nuk kanė kryer asnjė verifikim. Kjo konstatohet lehtėsisht, nga fakti se vėrtetimet e pėrcjella nga ana e tė dyshuarit Nehanaj nuk kanė respektuar asnjė procedurė ligjore. Gjithėsesi, kėta shtetas, pavarėsisht se nuk kanė kryer asnjė verifikim, kanė hartuar dokumenta qė ia kanė dėrguar Zyrės sė Regjistrimit tė Pasurive tė Paluajtshme, Shkodėr, pėr lėshimin e vėrtetimeve tė pronėsisė nė emėr tė personave qė ka pėrcjellė kryetari i komunės Gruemirė.

Gjithashtu, nė vijim tė hetimeve pėr kėto raste, Prokuroria Shkodėr ka krijuar dyshime tė arsyeshme pėr kryerjen e veprės penale tė “shpėrdorimit tė detyrės” edhe pėr shtetasin Asim Burgaj, i cili nė kohėn e regjistrimit tė kėtyre pronave ka qenė nė detyrėn e kryeregjistruesit tė Zyrės Vendore tė Regjistrimit tė Pasurive tė Paluajtshme (ZVRPP) Shkodėr.

Nė bazė tė ligjit, ky shtetas, nė cilėsinė e kryeregjistruesit, pėr ēdo rast qė pėrcillet nga ana e Drejtorisė sė Administrimit tė Tokave e Qarkut duhet qė, para se tė kryejė regjistrimin, duhet qė tė publikojė nė njė hapėsirė publike kėrkesat e mbėrritura nga Drejtoria e Administrimit tė Tokave pėr njė periudhė 45-ditore. Kjo periudhė ėshtė e pėrcaktuar nga ligji pėr tė shqyrtuar reklamimet/kundėrshtimet e mundshme mbi ndarjen e tokave dhe pronave tė ndryshme. Nė kundėrshtim me kėtė pėrcaktim ligjor, ky shtetas, nė cilėsinė e kryeregjistruesit, i ka regjistruar tokat nė fshatrat e komunės Gruemirė brenda tė njėjtės ditė qė ka mbėrritur aplikimi nga ana e Qarkut Shkodėr ose njė ditė mė pas. Nė kėtė mėnyrė, ka shmangur ēdo mundėsi pėr reklamim tė mundshėm pėr ndarjen e tokave nė fshatrat e komunės Gruemirė, por edhe nė zona tė tjera.

Nga verifikimi i dokumentacionit, rezulton gjithashtu qė, nė vėrtetimet e pronėsisė sė nėnshkruari nga kryeregjistruesi, hapėsira e tokės qė u ėshtė dhėnė personave tė ndryshėm ėshtė, nė disa raste, mė e madhe se sa ajo qė ka ardhur nga vėrtimi i Komunės Gruemirė dhe i Drejtorisė pėrkatėse nė Qarkun Shkodėr.

Mėsohet se katėr zyrtarėt lokalė, akuzohen pėr “shpėrdorim detyre” nė procesin e ndarjes sė tokave. Ka qenė Prokuroria e Rrethit Gjyqėsor Shkodėr, e cila ka kėrkuar arrestimin e 4 personave tė mėsipėrm dhe vendosjen e masės sė arrestit me burg pėr ta nė Gjykatėn e Shkodrės.

Lexoni dhe kete

MBYLLET BURGU I ZAHARISE NE KRUJE

Burgu Spital i ZaharisĆ« nĆ« KrujĆ« Ć«shtĆ« mbyllur. KĆ«tĆ« tĆ« shtunĆ« ka nisur transferimi i …