Wednesday , 21 February 2018

PREFEKTI I LEZHES TAKIM ME DREJTUESIT E INSITUCIONEVE

Reforma e ujit të pijshem dhe pastrimi i territorit kanë qenë në fokus të një takimi që prefekti i Lezhës Gjergj Prendi zhvilloi me drejtuesit e insitucioneve të qarkut Lezhë.Prefekti u paraqit në këtë takim me libresat e paguara te ujit dhe energjise para se te kerkonte ndaj institucioneve shlyerjen e te gjitha detyrimeve. Sipas Prendit eshte e pafalshme tu kërkosh qytetareve të mbyllin debite, kur në fakt vetë institucionet dhe punonjesit e tyre janë debitore.

Kryetari i Bashkisë Lezhë Fran Frrokaj e ka konsideruar si mjaft të nevojshem aksionin për ujin e pishem dhe mjedisin por në rastin e njesisë së tijë ka kerkuar vëmendje më të madhe ndaj mjedisit pasi Lezha është një zonë që ka në fokus turizmin.

Eshtë lanë pak më shume se 1 javë kohe që institucionet të sjellin të gjithë informacionin për detyrimet që ata dhe administrata e tyre ka ndaj ujesjellsave në qarkun e Lezhës.

Lexoni dhe kete

7 RASTE ME SEMUNDJEN E FRUTHIT NE LEZHE

Edhe Lezha është prekur nga sëmundja e “Fruthit”.7 raste janë Diagnostifikuar me këtë sëmundje nga …