PREFEKTURA PRANON SITUATEN E RENDUAR NE ZONAT E PERMBYTURA

Gjatë mbledhjes së rradhës të shtabit të emergjencave civile të zhvilluar në prefekturën e Qarkut Shkodër është vënë theksi te situata e rënduar në njësitë administrative të përmbytura. Vetë shefi i emergjencave civile në prefekturë, Pëllumb Dani, pranoi se pritet të ketë një rritje të nivelit të prurjeve në hidrocentrale.

Ndërsa, n/kryetari i Bashkisë së Shkodrës Arben Gjuraj ka raportuar mbi punën që po bëjnë në terren strukturat bashkiake, duke qenë në mbeshtetje dhe ndihmë të njerëzve në nevojë.

Nga ana tjetër, kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, ka kërkuar informacion nga prefekti i Qarkut Shkodër Çesk Millja lidhur me kërkesën që ka dorëzuar prej ditësh Bashkia e Shkodrës për shpalljen e emergjencës civile në zonat e përmbytura. Prefekti Millja ka thënë se akoma nuk ka asnjë informacion për shqyrtimin e kërkesës së Bashkisë Shkoder.

Lexoni dhe kete

SIGURIA NE ZONAT TURISTIKE GJATE SEZONIT TE VERES

Për të menaxhuar sigurinë në zonat turistike, Policia e Shkodrës ka angazhuar 131 punonjës policie …