Tuesday , 29 September 2020
Breaking News

PREKET NGA COVID-19 EDUKATORJA E KOPESHTIT NE LEZHE

Kopështi numer 3 në lagjen Skëndërbeg të qytetit të Lezhës është mbyllur, pasi njëra nga edukatoret ka rezultuar e prekur nga COVID-19. Ajo dyshohet se është infektuar nga vajza e saj e cila është studente, ndërsa pas idetifikimit të rastit janë karantinuar i gjithë stafi i kopeshtit dhe janë në pritje të analizave.

Gjithashtu është bërë dezinfektimi i ambjenteve dhe po ndiqen të gjitha protokollet e sigurisë të përcaktuara nga Ministria. Sipas të dhënave gjatë kësaj periudhe kopështi ishte shumë pak i frekuentuar, për shkak të situatës së krijuar nga coronavirusi.

Gjatë 24-oreve të fundit kanë rezuktuar të prekur nga COVID-19 dhe katër përsona në Kurbin të cilët rezultojnë të jenë punonjes të spitalit të Laçit.

Lexoni dhe kete

PROTESTË E BANORËVE TË FSHATIT HOT I RI

Banoret e fshatit Hot i Ri te Shkodres kane bllokuar per rreth 20 minuta aksin …