Thursday , 22 August 2019

PREMIERA E KOMEDISE “FRIKACAKU BAHET TRIM”

Publiku shkodran nuk zhgënjeu as këtë herë kur në skenën e teatrit “Migjeni” u shfaq peremiera e komedisë “Frikacaku bahet trim”. Një komedi me autor Qazim Çelën dhe me regji të mjeshtrit Besnik Çinari, u prezantua mbrëmjen e së mërkurës, duke prodhuar shumë të qeshura. Çinari dhe Çela vlerësojnë përfshirjen e tre aktorëve të rinj në këtë komedi.

Ndërkohë pas komedisë folën edhe aktorët e rinj, duke falenderuar edhe publikun shkodran.

Komedia “Frikacaku bahet trim” do të shfaqet edhe për tre netë me radhë në teatrin “Migjeni” të qytetit të Shkodrës, ku marrin pjesë aktorët e mirënjohur: Anton Krosaj, Zyliha Miloti, Besnik Çinari, si edhe të rinjt Ketlin Pjalmi, Vladimir Doda dhe Ergys Saraçi.

Lexoni dhe kete

PËRFUNDOJNË PUNIMET NË RRUGËN “LORO NODAJ” NË GURIN E ZI

Rruga “Loro Nodaj” në Njësinë Administrative Guri i Zi, ka ndryshuar tërësisht pamjen e saj. …