Wednesday , 18 September 2019

PREMIERA E “KUMARXHIU” NE MIGJENI

Vesi që duhet luftuar por që nuk vdes asnjëherë, dëshira për të lënë dorë, por virusi i tij që të tërheq gjithmonë drejtë humnerës, ku humbet gjithcka, dashurinë, familjen, miqt, ndërsa vazhdimisht betohesh se do heqësh dorë nga ky ves. Por asnjëherë nuk është përgjigje përfundimtare. Shoqëria dhe morali i saj që të shtynë drejtë shtigjeve të reja të shpëtimit, dhe kënaqësia që i jep të këqinjëve që përmes mashtrimit të zhvasin edhe më shumë, atë që është buzë humnerës, ndërsa dashuria naive e pastër dominon ndaj gjitha ligësive të personazhit, që kalon deri edhe në perversion përball vesit të tij, dhe një mori përpjekjesh që të nxirret nga bataku i keq ku ka rënë.

Eshtë ky mesazhi që u përcoll në skenen e Teatrit “Migjeni” të Shkodrës përmes komedisë “Kumarxhiu” i Carlo Goldoni në regji të Michele Modesto Casarin. Një shfaqje e zhanrit Comedia Dell’Arte, e cila për herë të parë vëhet në skenen e teatrit shqiptar në përgjithësi. Aktori Shqiptaro-Italian Indi Qyteza-Shiroka shprehet se emocionet që të luaj rolin kryesor në një shfaqje pikërisht në Teatrin “Migjeni” janë të mëdha dhe se puna ka qenë një kënaqësi e madhe sepse luan në teatrin e qytetit të tij të lindjes.

E përkthyer nga Zija Vukaj me qëllim që të shihen edhe diferencat sociale pas përpunimit të tekstit nga regjisori Casarin. Vetë regjisori Casarin shprehet se ka qenë një punë e rëndësishme për të dhe e pa zakontë për aktoret por që është i kënaqur me atë që ka arritë.

“Unë jam i kënaqur me atë që është arritë, mbrëmë kam dorëzuar çelësat aktorëve, kjo është makina ju drejtojeni. Puna me aktorët ka qenë interesante, pasi në shqipëri nuk është e zakonshme që të punohet me tekniken e aksionit dhe reaksionit, si dhe me ritmin e tillë të shfaqjes. Sonte e kam shijuar shfaqjen dhe jam kënaqë si me aktorët ashtu edhe me ragimin e publikut”.

Në shfaqje luajnë aktorët Zyliha Miloti, Merita Smaja, Linda Jarani, Indri Qyteza-Shiroka, Jozef Shiroka, Vladimir Doda, Simon Shkreli, Pjerin Vlashi dhe Fritz Selmani. Maskat janë punuar eknas nga mjeshtri Stefano Perocco di Meduna, ndërsa skenografia dhe kostumografia nga Adnan Kastrati. Shfaqja erdhi si një bashkëpunim mes Teatrit “Migjeni” Shkodër dhe Institutit Italian të Kulturës dhe do shfaqet edhe ne datat 4 e 5 qershor ne ora 19:00 ne Teatrin “Migjeni”.

Lexoni dhe kete

“Aaa KUSH ASHT N’DERË” NË TEATRIN “MIGJENI” ME 11 DHE 12 SHTATOR

Mjeshtëri i Madh Sandër Ruçi rikthehet nga Amerika në Shkodër për të organizuar recitalin e …