Saturday , 11 March 2023

PREMIERA E SHFAQJES “BLACK BOX” NE “MIGJENI”

“Black Box- Kutia e zeze”, me regji te Fatos Berishes, ka qene shfaqja qe ka rikthyer ne teatrin “Migjeni” spektatorin shkodrane.

Tekst i Paolo Genoveze i cili ne origjinal titullohet ” Perefct Stranger”, ku personazhet jane miq te mire qe e njohin njeri tjetrin shume mire, por qe sekretet e njeri tjetrit nuk i dine. Nje shfaqje kamertale, ku brenda nje darke gjate eklipsit te henes zbulohen te fshtetat e njeri tjetrit, edhe pse jane kaq miq.

Pikerisht sepse Black Box- Kutia e Zeze eshte ajo qe ka gjitha sekretet tona. Ne nje tryeze ku debatohet edhe per Teatrin Kombetar dhe shembjen e tij dhe per mardheniet mesçifteve, ndikimin qe ka teknologjia ne jeten tone, mesazhet jane te forta, dhe aktuale…

Emocioni eshte krejt i ndryshem kur spektatorin e ke krejt afer, ndersa ndjen çdo reagim te tij, eshte nje pergjegjesi shume e madhe…

4 çifte te cilet mblidhen ne darke, fillojne e shfaqin sekretet e tyre, tradhetine, pabesine ndaj njeri tjetrit, besnikerine ndaj njeri tjetrit. Ndersa secili nga ata ka nje drame qe e barte dhe e transmeton tek spektatori.

E gjitha kjo zbulohet kur telefonatat do degjohen drejteperdrejte me altoparlant ( viva voce), mesazhet do lexohen me ze, qofshin ato sms, whatsup viber, apo edhe nga rrjetet sociale. E ndersa eklipsi i henes shpesh here ndikon edhe tek gjendja psikologjike e personazheve.

Black Box eshte shfaqja e pare e teatrit “Migjeni” qe fut spekatorin ne skene.

Lexoni dhe kete

AHMET PRENÇI PROMOVON ROMANIN “ANJA”

Ahmet Prençi pas një pune 25 vjeçare në Policinë e Shtetit dhe në Prokurori, duke …