Monday , 11 November 2019
Breaking News

PREMIERA E ” ZONA E PRITJES” NE “MIGJENI”

Ne jemi njerëz që presim, ndërsa ajo që kemi të përbashkët është pritja. Zona e pritjes është premiera më e re e Teatrit Migjeni të Shkodrës, e cila u shfaq edhe si një dhuratë për artëdashësin. Një komedi e zezë e cila përcjellë problemet e mëdha sociale, ndërsa të gjithë ne duhet të kuptojmë se kemi mall për jetën.

Regjisori Fatos Berisha ka zgjedhur këtë teks si një aktualitet që i përfshin gjithë vendet post komuniste ose sic i quan ai vetë post traumatike, ku e përbashkëta është e njejtë dhe problemet janë të njëjta.

Kjo komedi e zezë e autores kroate Marina Vujcic dhe e sjellë nën regjinë e Fatos Berishës, ndërthurur me lojën brilante të aktorëve na bën të reflektojmë, por edhe kuptojmë disa të vërteta të jetes tonë të përditshme, që shpesh i harrojmë apo nuk duam t’i vlerësojmë sa dhe si duhet. Me interpretimin e aktorëve Rita Gjeka; Linda Jarani; Jozef Shiroka; Kristi Lleshi; Simon Shkreli; Nensi Bakalli; Merita Smaja; Nikolin Ferketa dhe Oliver Ymeri kjo komedi do të vijë edhe mbrëmjen e 21 prillit në skenën e Migjenit. Metafora e jetes si pritje, e së nesermes më të mirë, bëhet emertimi ynë i përbashkët. Por ajo që të gjithë ne duhet të presim është hapja e dyerve të së nesërmes më të mirë.

Lexoni dhe kete

FESTA NDËRKOMBËTARE E HUMORIT MBLEDH MË TË MIRËT E HUMORIT

Festa Ndërkombëtare e Humorit do të mbledhë në teatrin “Migjeni” të Shkodrës aktorët më të …