Wednesday , 18 September 2019

PREMTIMI I RADHËS…..PËR RRUGËN E THETHIT

Shkodra vijon të jetë një mollë e lakmuar për kryeministrin Edi Rama. Edhe pse i vetëm në zgjedhjet e 30 qershorit, Rama përsëri nuk arriti të nxjerrë në krye një kryebashkiak të partisë së tij, kjo pasi e kaluara e pengoi Valdrin Pjetrin të ngjitet në karrigen e kryebashkiakut të Shkodrës. Por, përsëri Rama kërkon që të fitojë terren në Shkodër.

Kështu, kryeministri ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë banorët e Thethit, të cilët qëndrojnë gjatë gjithë dimrit të bllokuar, për shkak të rrugës skandaloze. Këto të fundit në fakt kanë marrë disa herë premtime për këtë rrugë, por deri tani nuk kanë parë asnjë ndërhyrje.
Lidhur me këtë, kryeministri njofton se do të nisë javën e ardhshme rindërtimi i Rrugës së Thethit. Kreu i qeverisë publikon videon e projektit në “Facebook”, ndërsa shton se do jetë një transformim në funksion të zhvillimit të integruar të Qarkut Shkodër.

“JAVEN E ARDHSHME… nis rindërtimi i Rrugës së Thethit, një transformim i shumëpritur nga banorët e zonës së magjishme turistike dhe në funksion të zhvillimit të integruar të qarkut të Shkodrës. #ShqipëriaqëDuam” – shkruan Rama.

Lexoni dhe kete

DITA BOTËRORE E NDËRGJEGJËSIMIT PËR LIMFOMAT

15 shtatori ka shënuar ditën botërore të ndërgjegjësimit për limfomat. Limfoma është kanceri që prek …