PRESIDENTI ILIR META PROMOVON ZONEN E THETHIT

Bukurite qe te ofron Thethi, kane terhequr vemendjen edhe te Presidentit te Republikes se Shqiperise. Presidenti Ilir Meta ka promovuar bukuritë e Alpeve Shqiptare, Luginën e Valbonës dhe Thethin.

Ilir Meta është ndalur edhe te “Syri i Kaltër”, një tjetër bukuri natyrore që ofron parku kombëtar i Thethit.Nga aty Meta ka dhene ,mesazhin qe ky vend turistik te vizitohet nga te gjithe.

Kreu i shtetit është shprehur i mrekulluar nga bukuritë natyrore që ofrojnë Alpet shqiptare, teksa i ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të mos e humbasin mundësinë që të vizitojnë këto vende të rralla turistike.“Mos mendoni të dashur miq se jam në Tirol të Austrisë apo diku tjetër në Alpet e Evropës. Jam te ‘Syri i Kaltër’ në Theth të Shqipërisë, në Alpet më të bukura në botë. Mos e humbisni mundësinë për të vizituar ‘Syrin e Kaltër’ këtu në Theth në zemrën e Alpeve tona”, – thotë Meta ne mesazhin e tij drejtuar ndjekesve ne rrjetet sociale. Ne kete menyre  ka zgjedhur presidenti i vendit qe te promovoje alpet e Shwiperise.

Lexoni dhe kete

“TI JE DASHURIA” I AUTORIT DAVID BOSETA

Këtë të shtunë poeti i njohur shkodran David Boseta ka prezantuar librin e tij më …