Thursday , 29 October 2020

PRESIDENTI META JEP PARALAJMËRIMIN E FORTË

Teksa klima në Këshillin Politik vijon të mbetet e tensionuar pasi palët politike ende nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët, Presidenti Meta i bën thirrje mazhorancës socialiste që të reflektojë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i Shtetit shkruan se çdo manovër mashtruese për hapjen e listave për të prishur marrëveshjen e 5 qershorit do të ndëshkohet nga qytetarët që prej 12 vitesh kërkojnë deputetë e jo kukulla kryetarësh.

Ilir Meta ka një thirrje të drejtpërdrejtë për socialistët, të hapin listat 100% ose të largohen.

“Çdo manovër mashtruese që u heq të drejtën qytetarëve të zgjedhin vetë edhe deputetët, siç ju premtua, vetëm me qëllimin për të prishur në mënyrë të njëanshme Marrëveshjen e 5 Qershorit, do të ndëshkohet fort nga të gjithë qytetarët që prej 12 vitesh kërkojnë deputetë e jo kukulla kryetarësh. Mos kini frikë nga hapja e listave! Hapni listat ose largohuni!” – shkruan Meta.

Lexoni dhe kete

BASHA: PACIENTËT ME COVID-19 NUK KANË KU TË PËRPLASEN

Kryedemokrati, Lulzim Basha, ngriti akuza të rënda ndaj qeverisë për çështjen e menaxhimit të pandemisë. …