Thursday , 22 February 2018

PRESIDENTI META TAKIM ME KREUN E “FORCES” NE MAL TE ZI: SHQIPTARET TE BEHEN BASHKE

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim me Kryetarin e Partisë “Forca Demokratike”, njëkohësisht kryetar i Komunës së Ulqinit, Nazif Cungu. Presidenti Meta vleresoi kontributin e dhënë nga shqiptarët e Malit të Zi, në forcimin e marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi, si dhe për Pavarësinë, anëtarësimin në NATO dhe integrimet evropiane të Malit të Zi.  Presidenti Meta theksoi rëndësinë e përmirësimi dhe shtimin e pikave të kalimeve kufitar në mes të Shqipërisë dhe Malit të Zi, sidomos zgjerimin e kalimit kufitar në Sukobinë – Moriqan, si dhe mundësinë për kalimin e mallrave në këtë pikë të kalimit kufitar, duke pasur parasysh që kjo pikë e kalimit kufitar është e projektuar për kalimin e 400 mijë personave dhe tani ka tejkaluar mbi 2 milionë persona në vit.

Presidenti i Republikës theksoi rëndësinë e madhe që ka përkrahja e shqiptarëve të Malit të Zi për partitë shqiptare, si në zgjedhjet vendore ashtu edhe në ato qendrore, si parti që mbrojnë drejtpërdrejtë interesat e tyre. “Unifikimi i qëndrimeve të faktorit politik shqiptar në Mal të Zi, do ta bënte më të lehtë realizimin e të drejtave të shqiptarëve, ashtu siç janë në Kushtetutën e Malit te Zi” – theksoi Presidenti Meta.

Nga ana e tij, kreu i partisë Forca Demokratike e Malit të Zi, Nazif Cungu kërkoi ndihmë nga Presidenti Meta, që të ndikojë të autoritet qendrore të Malit të Zi, në përmirësimin e ligjit zgjedhor në Mal të Zi, i cili do të përmirësonte dukshëm përfaqësimin e shqiptarëve në parlamentin e vendit.

Lexoni dhe kete

PIKAT E KALIMIT KUFITAR ME MALIN E ZI

Kalimet aktuale kufitare që lidhin Shqipërinë me Malin e Zi nuk ajnë në gjendje të …