PRESIDENTI TURK PËRURON 525 APARTAMENTET NË LAÇ

Ashtu siç ishte parashikuar, presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka zhvilluar këtë të hënë një vizitë në Shqipëri. Ai ishte në Laç, ku u përuruan 525 apartamente, ku do të strehohen familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019.

Vëllai vjen në ndihmë atëherë kur i vëllai ka nevojë, jo kur ai e thërret dhe gëzimi i Shqipërisë është gëzimi ynë, si edhe hidhërimi i Shqipërisë është edhe i yni – tha presidenti turk.

Ndërkohë, kryeministri Rama tha se Erdogan, fjalës vëllazëri i jep kuptim me vepra.

Me këtë rast, Bashkia e Kurbinit i ka akorduar titullin ‘Qytetar Nderi’ presidentit turk Erdogan, me motivacionin për solidaritetin në ditët më të vështira për Kurbinin dhe kontributin për rindërtimin.

Lexoni dhe kete

ANËTARËSIMI I SHQIPËRISË NË BE

Kryetari i Komitetit të Jashtëm të Parlamentit Evropian, David Mcallister, u shpreh se Parlamenti Evropian …