Monday , 25 January 2021

PREZANTOHEN EDHE DY BASKETBOLLISTËT E TJERË AMERIKANË

Kanë mbërritur në Shkodër dhe kanë nisur stërvitjen me Vllazninë edhe dy basketbollistët e tjerë amerikanë të blerë nga drejtuesit e skuadrës shkodrane. Derril Palmer dhe Xhosua Frilove, paraditen e së hënës kanë zhvilluar stërvitjen e parë me kuqeblutë dhe njëkohësisht janë prezantuar para medias. Duke folur për gazetarët, njëri prej tyre, Palmer, ka premtuar të bëjë më të mirën për Vllazninë në mënyrë që ajo të sigurojë titullin e katërt kampion rradhazi.
Edhe amerikani tjetër- Frilov, është i bindur se bashkë me dy bashkëatdhetarët e tij do të japë kontribut maksimal për ekipin shkodran, madje në njëfarë mënyre është i habitur nga mënyra sesi i kanë pritur në Shkodër.

Me ardhjen e këtyre tre lojtarëve duket se merkatoja e ekipit shkodran është mbyllur dhe tashmë Vllaznia është në pritje të nisjes së gjysmës së dytë të kampionatit ku patjetër do të synojë fitimin e titullit të katërt kampion.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA U-21 FITON 2 – 1 EDHE ME APOLONINË

Vllaznia U21 vazhdon të fitojë në kampionat dhe të kryesojë me meritë renditjen e kampionatit …