Ka mberritur ne Shkoder basketbollisti i pare amerikan i blere nga Vllaznia. Seth Xhekson ka zhvilluar paraditen e se premtes edhe seancen e pare stervitore me kuqeblute dhe me pas eshte prezantuar per mediat nga drejtuesit e skuadres. Vete Xhekson ne prononcimin e tij te pare si basketbollist i Vllaznise ka premtuar te jape me te miren per skuadren e tij te re.
Të kënaqur për ardhjen e basketbollistit amerikan janë shprehur edhe trajneri Gjeçaj dhe inspektori Zaganjori.
Ne dy ditet e ardhshme pritet qe me skuadren te bashkohen edhe dy amerikanet e tjere dhe me to ajo do te plotesohet ne menyre te jete gati me datën 4 shkurt që është edhe data e startimit të fazës së dytë të kampionatit, ku objektivi padyshim fitimi i titullit kampion qe do te ishte i katerti rradhazi per te.