Wednesday , 20 June 2018

PREZANTOHET GJOKA: OFERTA E VLLAZNISE ESHTE GJITHMONE E BUKUR

Oferta e Vllaznise eshte gjithmone e bukur. Jam pjese e nje ekipi elitar ne futbollin shqiptar, pavaresisht problemeve ne vitet e fundit. Keto kane qene fjalet e para te trajnerit te ri te Vllaznise, Ernest Gjoka, teksa u prezantua tek shkodranet pasditen e kesaj te Enjte. Gjoka u shpreh i bindur se me kete grup lojtaresh Vllaznia do te kete rezultate pozitive. Sipas Gjokes, objektivi i pare eshte dalja e skuadres nga ky ngerc qe ndodhet.

Nga ana tjeter, administratori i Vllaznise, Astrit Gjyrezi, tha se nuk kemi bere merkato per pozicionin ku ndodhemi dhe ka besim te plote te ky grup lojtaresh.

Tekniku Ernest Gjoka nuk do te vije vetem ne Shkoder, pasi bashke me te do punojne edhe Alfred Osmani, trajner portjeresh, Fatjon Tafaj zv/trajner dhe Gjergji Poloska pergatites atletik. Sfida e pare per Gjoken do te jete te dielen ne Shkoder, teksa Vllaznia do te prese ekipin e Partizanit.

Lexoni dhe kete

SMAJLAJ: KRENAR QË DO MBAJ FLAMURIN SHQIPTAR NË SPANJË

Atleti shkodran Izmir Smajlaj ka marrë dje nga duart e Presidentit të Republikës, z. Ilir …