PREZANTOHET STAFI I RI, KRAJA: E VËSHTIRË POR DO TENTOJMË

Pasditen e së martës Ervis Kraja bashkë me një staf trajnerësh të Akademisë dhe pikërisht me Albert Kaçin, Altin Xhahysën, Ideal Lekiqin dhe Admir Mehjen, kanë nisur punën në krye të Vllaznisë. Para fillimit të stërvitjes, ka qenë administratori Gjyrezi që ka prezantuar stafin e ri para lojtarëve por në fjalën e tij ka patur edhe një mesazh për futbollistët. Këtë gjë e ka bërë të ditur në prononcimin e tij për mediat.

Nga ana tjetër trajneri Ervis Kraja padyshim që e konsideron të vështirë momentin kur merr drejtimin e kësaj skuadre por nga ana tjetër ka premtuar që bashkë me stafin e tij të bëjë më të mirën për Vllazninë.

Vllaznia kësisoj ka nisur përgatitjet për dy ndeshjet e fundit të kampionatit dhe natyrisht që objektivi do të jetë fitorja e tyre duke shpresuar padyshim në ndonjë hap të gabuar të Kamzës sepse vetëm kështu mund të shpëtojë nga rënia prej kategorisë.

Lexoni dhe kete

GJOKA I LARGUAR EDHE JO. PRITET ZYRTARIZIMI I DORËHEQJES

Ndeshja ndaj Partizanit duket se ka qenë e fundit në stolin e Vllaznisë për teknikun …