Saturday , 14 December 2019

PREZANTOHET TRAJNERI I RI I VLLAZNISË MIRSAD JONUZ

Vetëm dy ditë pas konfirmimit të tij si trajneri i ri i Vllaznisë, maqedonasi Mirsad Jonuz ka mbërritur në Shkodër për të firmosur kontratën që e bën tashmë zyrtarisht pjesë të kuqebluve. Në fjalët e tij të para si trajner i kësaj skuadre, njeriu që ka provuar të drejtojë edhe kombëtaren e Maqedonisë është shprehur se arsyeja pse zgjodhi të nisë këtë eksperiencë të re është emri i madh i Vllaznisë.

Po ashtu ka bërë të ditur se shumë shpejt do të nisë puna me ekipin dhe ai ka premtuar se në krye të tij do të bëjë gjëra të mira.

Perkthimi: Arsyeja pse jam sot tek Vllaznia është emri i madh dhe historia e kësaj skuadre. Sapo mu ofrua si mundësi, nuk hezitova dhe thashë menjëherë “po”. Kam biseduar me drejtuesit e klubit dhe shpresojmë të bëjmë gjëra të mira. Në lidhje me skuadrën aktuale nuk kam shumë njohuri por jam munduar të marr informacion gjatë këtyre ditëve dhe do të vazhdoj të punoj edhe në ditët e ardhshme. Besoj se të hënën ose të martën do të nisim punën për të ndërtuar një Vllazni ndryshe nga ajo e sezoneve të fundit. Kam marrë gjithë mbështetjen e drejtuesve të klubit dhe jam i bindur se do ia dalim.

Ndërkohë gjatë prezantimit të trajnerit të ri, administratori Suad Lici ndër të tjera ka shpjeguar arsyen pse u përzgjodh ai dhe po ashtu, ka shpalosur edhe objektivat që do të ketë Vllaznia në sezonin e ri.

Vllaznia duket se është pak vonë me përgatitjet, por nisur edhe nga fjalët e administratorit, ajo do synojë të realizojë një sezon krejt ndryshe nga ato të mëparshmit. Një objektiv ky që është mbështetur edhe nga trajneri Jonuz i cili ka premtuar se do të bëjë gjëra të mira në Shkodër.

Lexoni dhe kete

VELEÇIKU – KORABI, NJË SFIDË DELIKATE NË “RESHIT RUSI”

Veleçiku do të kërkojë të rikthehet tek fitorja këtë fundjavë teksa do të tentojë të …