Thursday , 3 December 2020

PREZANTOHET TRAJNERI I KOMBETARES CHRISTIAN PANUCCI

Kombëtarja Shqiptare e Futbollit tashmë ka zyrtarisht në krye një trajner të ri. Gjatë një konference për mediat, presidenti i FSHF-së, Armando Duka, ka zyrtarizuar tashmë se për 2 vite  e 4 muaj drejtimin e kuqezinjve do ta ketë 44- vjeçari, Christian Panucci.

Panuçi ka mbajtur veshur fanellat e ekipeve me emër në evropë  Milan, Real Madrit, Roma dhe Inter. 44- vjeçari  zëvendëson trajnerin  Gianni De Biazi në krye të Shqipërisë, ndërkohë që në konferencën për shtyp ka zbuluar se objektivi i tij është të mbylli kualifikueset e “Rusi 2018”në  vendin e tretë të grupit G dhe më pas kualifikimi në finalet e “Kampionatit Evropian 2020”.

Panucci në karrierën e tij si trajner, ka qenë ndihmës i Fabio Kapelos në kombëtaren e Rusisë dhe ka drejtuar skuadrën e Livrnos dhe Ternanës në Seria B në Itali.

Gjatë konferencës për mediat Panucci ka falënderuar federatën për mudnësinë si dhe është shprehur se kualifikimi në “Rusi 2018” mbete një sfidë e vështirë për Shqipërinë.  “Jam i bindur se kemi një skuadër shumë të mirë, mezi pres të fillojë punën në drejtimin ekipit kombëtarë, kualifikimi  në ‘Rusi 2018’ është një sfidë e vështirë”, është shprehur  se trajneri i ri i cili ka shtuar se është nj përgjegjësi e madhe të drejtosh një ekip kombëtar. Nga ana tjetër presidenti Duka është shprehur i bindur se Panucci është zgjedhja e duhur për drejtimin e skuadrës. “Jam i bindur se kemi bërë zgjedhjen e duhur, do punojmë shumë që të shkojmë sërish në evropian”, u shpreh Duka.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA U19 FITON 5 – 0 “DERBIN” ME KF SHKODRA

Vllaznia U19 vijon të fitojë në kampionat dhe të kryesojë me meritë renditjen edhe pas …