Friday , 18 September 2020

PRISHJA E KULLES SE PREK CALIT NE VERMOSH, DEPUTETI STERKAJ THUMBON DOSHIN

Debati që shpërtheu për prishjen e kullës së heroit të Shkodrës  Prek Cali në Vermosh u kometua nga  deputeti socialisit i Qarkut Shkodër, Paulin Stërkaj në mbledhjen me deputetët dhe ministrat e PS.  Në fjalën e tij ai tha se rasti i kullës po përdoret nga një deputet për qëllimet e veta, duke mos përmendur emër, por është e qartë që Stërkaj i referohet Tom Doshit.

“Ka pasur një problem në media për shtëpinë e Prek Cali, dua të informoj që nuk ka pasur lidhje me prishjen e Heroit, por disa individë të veshur me pushtet parlamentarë por edhe disa me ish-pushtet vendorë kanë vendosur me rikonstruktuar shtëpinë e Prek CAlit, e kanë prish ata e kanë shkatërruara ata. Është bërë procedura ligjore nga bashkia sipas ligjit, dhe pas dy javësh ka shkuar dhe janë prishur muret e vjetra. Na del një deputet dhe garanton do e bëj jo dy kat po tre kat se Ptrenk Cali ka njerëz gjallë, por aq sa e kam unë kushëri e ka edhe ai. Ky është dëm i madh, por ne vetëm e ke ruajtur shtëpinë e Prek Calit. Qëllimi është me i marrë tokën rreth shtëpisë pasi janë 40 hektarë tokë. Prandaj nuk ka lidhje me figurën e Prek Calit, por me trojet e tij, pasi kemi marrë denoncim nga nipi që po i dhunojnë shtëpinë e dajës, dhe pushteti lokal po merret me këtë” tha Stërkaj.

Deputeti Tom Doshi ishte politikani i parë që reagoi në lidhje me prishjen e shtëpisë së Prek Calit ku deklaroi se do të kontribuonte që brenda vitit të rindërtohej kulla shtëpia dhe që tashmë sipas tij do të jetë 3-katëshe.

Lexoni dhe kete

RAPORTI I DASH, REAGON LULZIM BASHA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar në lidhje me raportin e Departamentit Amerikan …