Saturday , 8 August 2020

PRITJE PER DISA ORE PER TE HYRE NE SHQIPERI

Pika e përbashkët e Kalimit Kufitar Muriqan-Sukobinë e ndërtuar me fondet e Bashkimit Europian e planifikuar të përballoj një fluks prej 500.000 shtetasve në vit, sot më shumë se asnjëherë ka nevojë për zgjërim dhe ndërhyrje. Por për qeverinë Shqiptare Muriqani nuk është prioritare, ka qenë kjo përgjigja e ministrit të brendshëm Sander Lleshaj me 12 korrik gjatë inagurimit të stacionit të ri policor në Han të Hotit.

Në Muriqan këtë të dielë paraqiten radhët kilometrike e automjeteve për të hyrë në vendin tonë, dhe pritjet me orë të gjata e shtetasve.

Por edhe shtetasit e huaj shprehe se kanë rreth mbi një orë që presin.

“Jemi nga Serbia dhe po udhëtojm nga Budva drejtë Kosovës, kemi një orë që presim. Shumë stresuese”. “Gjatë gjithë kohës udhëtojmë nëpër vendet e BE-së dhe asnjëherë nuk kemi pritur. Në këtë pikë kemi rreth një orë, është e pa zakontë për në. Do qëndrojmë rreth një javë në Shqipëri kemi udhëtuar nga Austria”.

Por pavarësisht pritjeve turistët e huaj rikthene në Shqipëri, për të eksploruar plazhet dhe zonat e ndryshme arkeologjike.

“Është hera e dytë që vijm në Shqipëri. Unë jam arkitekte dhe përbvec eksplorimit të plazheve dua të shohim plazhet. Pastaj do udhëtojm drejtë Greqisë dhe do kthehemi në Venecia”.

Fluksi është shumë I lartë dhe po punohet me kapacitet të plotë. Gjatë katër ditëve të fundit në këtë pikë doganore janë regjistruar në hyrje dhe në dalje 40963 shtetas.

Pika e përbashkë e kalimit kufitar Muriqan-Sukobinë vazhdon të funksionoje me dy pika kontrolli si nga pala shqiptare ashtu edhe nga pala malazeze, ndersa e përbashkët është vetëm godina.

Sipas statistikave të vitit të kaluar vetëm në muajit korrik dhe gusht janë regjistruar rreth 600 mijë shtetas që kanë hyre në vendin tonë përmes kësaj pike kalimi kufitar.

Lexoni dhe kete

1 JAVË PAS VOTIMEVE, BEKTESHI “KUJTOHET” PËR ZGJEDHJET NË USH

Rreth 1 javë pas përfundimit të zgjedhjeve dhe shpalljes së rezultatit përfundimtar të votimeve, ish-rektori …