Thursday , 15 April 2021

PRIVATIZIMI I KLUBIT TË FUTBOLLIT VLLAZNIA, ISH PRESIDENTI VALTER FUSHAJ TREGON SHKELJET E BASHKISË PËR ANKANDIN

9 marsi pritet të jetë një ditë e rëndësishme për klubin e futbollit Vllaznia përsa i përket privatizimit të klubit më të vjetër në Shqipëri. Prej ditësh vijon të jetë e hapur tërheqja e dokumenteve në rrugë zyrtare për ankandin lidhur me privatizimin e Vllaznia sh.a.

Një prej atyre që ka tërhequr dokumentacionin është edhe ish-Presidenti i Vllaznisë Valter Fushaj. Ish-Presidenti Fushaj i është drejtuar me një ankesë lidhur me këtë ankand publik Bashkisë Shkodër, pasi kriteret e vendosura cilësohen si të padrejta, por edhe në kundërshtim me ligjet në fuqi.

Ankesa është dorëzuar në rrugë zyrtare pranë bashkisë Shkodër, teksa thuhet se “gjate pergatitjes se dokumentacionit te kerkuar nga ana juaj, konstatojme se jane vendosur kritere per kualifikim qe jane te paqarta dhe njekohesisht ne kundershtim me parashikimet e dispozitave ligjore ne fuqi”.

Sipas ankesës në fjalë Bashkia Shkodër ka vendosur kritere në kundërshtim me ligjin, diskriminuese dhe madje për të favorizuar evantualisht ndonjë subjekt të interesuar pasi është shkelur neni 29 i ligjit 9874 i 14 shkurtit 2008 “për ankandin publik”, ligj që përcakton qartësisht se cilat janë kriteret që duhet të vendosen në procedurën e hapur të ankandit publik nderkohe qe Bashkia Shkoder vendos kritere ekstremisht te ekzagjeruara dhe ne kundershtim me dispozitat ligjore duke mos pasur asnje arsyetim logjik dhe ligjor per vendosjen e tyre – thuhet ne ankese.

Te gjitha kriteret e vendosura nga Bashkia Shkoder bien ndesh me qellimin qe ka ligji per ankandet publike, konketisht, ajo qe konstatohet eshte shkelja e nenit 1/c per nxitjen e konkurences nepermjet subjekeve te interesuara, pasi po te ishte bere nje verifikim paraprak ne organet tatimore se cilat jane dhe sa eshte numri i bizneseve qe kane realizuar sponsporizime eshte shume i vogel per te mos thene nuk ekziston fare.

Në këtë ankesë thuhet se “Vendosja e ketyre kritereve nuk siguron trajtim te barabarte per te gjithe, pasi favorizon ne menyre direkte subjektet e preferuar nga ana juaj”. Ne piken q te kerkesa per kualifikim eshte kerkuar qe subjekti pjesemarres duhet te kete kontrata, transaksione dhe eksperienca ne bashkepunimin, financimin ose menaxhimin e klubeve sportive, shoqerive sportive te futbollit apo sporteve te tjera te ngjashme, minimalisht ne tre vitet e fundit, pjese e veprimtarise te subjektit te publikuar ne QKB.

Eshte kerkuar qe te paraqiten dokumetacione sponsorizimi ne perputhje me legjislacionin tatimor, nderkohe qe legjislacioni tatimor e kushtezon ruajtjen e dokumentave kontabel tatimor per nje periudhe 5-vjecare. Duke sjellë perjashtimin automatik te subjekteve qe kane kryer sponsorizime ne periudha me te largeta se 5 vite.

Perpilimi I dokumentave eshte bere ne menyre tendecioze duke te lene pershtypje sikur jane vendosur ne dem te ndonje subjekti dhe jo ne dobi te subjekteve te interesuara.

Nuk eshte dhene as ndonje sqarim ne lidhje me fakin se cfare do te behet me detyrimet eventuale qe mund te kete SHOQERIA KLUBI I FUTBOLLIT “VLLAZNIA” SH.A. Ne menyre qe te mos kete pengesa dhe paqartesi ne nenshkrimin e kontrates mes fituesit te ankandit dhe Bashkise Shkoder.

Duke parë gjithë këto shkelje ajo që kërkohet është ndryshimi i kritereve të kualifikimit në këtë ankand në përputhje me ligjin ose në të kundërt do të ndiqet edhe në organe më të larta.

Lexoni dhe kete

BASKETBOLL/ VLLAZNIA FITON 92 – 74 ME TIRANËN

Tjetër fitore në kampionat për Vllazninë e basketbollit të meshkujve. Këtë herë ajo ka mundur …