Breaking News

PROBLEM NGROHJA NE SHKOLLAT E QYTETIT TE LEZHES

Ulja drastike e temperaturave ka nxjerre ne pah mungesen e ngrohjes ne shkollat e Lezhes. Problematika me e madhe paraqitet ne shkollat e qytetit, pasi sistemet e ngrohjes qendrore nuk funnksionojne.Shqetesimi eshte ngritur nga drejtori i Arsimit në Lezhë Bardhok Pulaj, sipas të cilit i është kërkuar bashkisë që të gjendet zgjidhje.Pulaj ka shtuar se probleme ka edhe në disa shkolla të fshatrave, ku ngrohja realizohet me dru zjarri, teksa në këto të fundit nuk ka as soba të mjaftueshme.

Mungesa e ngrohjes ne shkollat e qytetit te Lezhes mbetet një problem i vjeter që nuk po gjen zgjidhje. Në këto kushte nxenesve u duhet të vishen trash, ose te gjejnë zgjidhje alternative për të perballuar acarin e këtij dimri.

Lexoni dhe kete

GJAKMARRJA, 50 TE VRARE DHE 130 TE PLAGOSUR NE 2018

Organizata “Operazione Colomba” organizoi këtë të premte aktivitetin e radhës ndërgjegjësues në luftën kundër gjakmarrjes …