PROBLEMATIKA ME FAMILJET NË GJAKMARRJE, E GJITHË PESHA MBI GRATË

Problematika e gjakmarrjes vijon të jetë e madhe në vendin tonë.  Peshën kryesore të vuajtjeve në këto familje e mbajnë gratë. Kështu shprehet Liljana Luani, një aktiviste vullnetare që merret me problematikën e familjeve në gjakmarrje.

45 është numri i familje në Shkodër që kanë problematikë me gjakmarrjen. Madje, Luani shton se  ka fëmijë të ngujuar edhe në qytetin e Shkodrës dhe duhet vëmendje më e madhe nga qeveria.

Liljana Luani është edhe mësuese prej 35 vitesh në shkollën 9-vjeçare “Pashko Vasa” në Shkodër. Prej dy dekadash, ajo ka kontribuar për edukimin e nxënësve të ngujuar nga fenomeni i gjakmarrjes. Po ashtu, Luani për kurajon  në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, barazinë e grave dhe përparimin shoqëror është kandiduar nga Ambasada Amerikane për çmimin ndërkombëtar të sekretarit të shtetit për gratë kurajoze në vitin 2017.

Lexoni dhe kete

URIMET DHE VIZITAT PER FESTEN E FITER BAJRAMIT

Mbarësi dhe më shumë paqe e dashuri në familje. Ky ka qenë urimi kryesor i …