Monday , 28 September 2020

PROBLEME ME ENERGJINE ELEKTRIKE NE BLINISHT

Furnizimi me energji elektrike është kthyer në shqetësim për fshatrat e Njesisë Administrative të Blinishtit në Lezhë. Prej gati një jave energjia ndërpritet çdo ditë me orë të tëra, ndërsa arsyet mbeten të paqarta.

Mungesa e energjisë në këto ditë të nxehta vera ka vështiresuar jetesen e mijera banoreve, ndërsa po jep ndikim mjaft negativ edhe për biznesin vendas, pasi në këtë zonë ndodhen disa sipërmarrje agroturizmi.

Banoret shprehen mjaft të shqetësuar për situaten e krijuar, ndërsa pavërësisht ankesave nuk kanë marr asnjë përgjigje për problemin e tyre. Ata thonë se janë pagues të rregullt të faturave të energjisë por në këtë zonë nuk është investuar prej dekadash.

E kontaktuar për këtë çështje Njesia e OSHEE në Lezhë ka bërë të ditur se ndërprerjet e shpeshta të energjisë në këtë zonë kanë ardhur si shkak i defekteve të fidrin elektrike dhe se po punohet për ti dhënë zgjidhje kësaj problematike.

Lexoni dhe kete

STUHIA SHKAKTON DËME TË MËDHA NË SHKODËR

Stuhia e së premtes në mbrëmje dhe e orëve të para të së shtunës ka …