Friday , 30 October 2020

PROBLEME ME RESHJET E SHIUT EDHE NË KURBIN

Reshjet e dendura të shiut të rëna gjatë natës së kaluar, kanë krijuar probleme edhe në disa zona të Kurbinit.

Kanali i ujërave të larta ka dalë nga shtrati, duke përmbytur disa banesa dhe dhjetra hektarë tokë bujqesore, kryesisht në fshatin Gjorm.

Uji ka vërshuar në mënyrë të menjëhershme, duke krijuar frikë dhe panik tek banorët, të cilët janë detyruar të dalin nga banesat. Banorët thonë se situata të ngjashme përsëriten sa herë ka reshje të dendura shiu, për shkak të bllokimit të kanaleve kulluese, pasi mdërhyrjet kanë qenë sipërfaqesore.

Probleme janë krijuar edhe në fshatin Zheje, ku disa familje janë të përmbytura dhe të izoluar në banesa. Ndërkohë që ende nuk ka të dhëna mbi pasojat që kanë sjellë reshjet e dendura si edhe numrin e banesave dhe të siperfaqes së tokës bujqësore, që ndodhet nën ujë.

Lexoni dhe kete

MUAJI I NDËRGJEGJËSIMIT PËR KANCERIN E GJIRIT

Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor Shkodër, në kuadër të mbylljes së muajit të ndërgjegjësimit …