PROBLEME ME UJIN E PIJSHEM NE SHENGJIN

Shëngjini ka nisur sezonin turistik ku pret disa dhjetra mijëra pushues, por furnizimi me ujë të pijshëm mbetet një problem për një pjesë të zonës bregdetare.Në lagjen e Portit, uji i pijshëm është i ndotur si rezultatet i amortizimit të rrjetit. Shqetësimi është ngritur nga vetë banoret e kësaj zone.

Problematika pranohet dhe nga Kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj.Ai thotë se një pjesë e Shëngjinit ende furnizohet me ujësjellësin e vjetër, ndaj ka probleme me ujin e pijshem.

Zgjidhja shikohet tek pëfshirja e të gjithë Shëngjinit në Ujësjellësin e Ri të Lezhës, por kjo nuk mund të ndodhë ketë sezon turistik që tashmë ka nisur dhe në një kohë kur konsumi i ujit rritet ndjeshëm.

Lexoni dhe kete

PREZANTIMI I PRODUKTEVE TURISTIKE PER ALPET SHQIPTARE

Prezantimi i produkteve turistike për promovimin e Alpeve Shqiptare ishte në fokus të një takimi …