PROBLEME NË LINJËN ELEKTRIKE NËNSTACIONI NR 2 NË SHKODËR

Shirat e ditëve të fundit dhe stuhia kanë shkaktuar dëme në linjën elektrike në Shkodër tek nënstacioni nr2. Shefi i teknikës në zonën Shkodra 3, Paulin Çarri thotë se kjo është linja më e keqe në Shkodër e nënstacionit nr 2, ku si shkak i stuhive pemët bien mbi tela. Çarri bën me dije se me këto shtylla furnizohen me energji elektrike zonat nga Ura e Vjetër e Bunës deri në Shirokë.

Pavarësisht reshjeve të shiut, punonjësit Fatmir Dilaveri, Rezart Bajraktari, Astrit Cufaj dhe Sali Arapi nën drejtimin e shefit Çarri punuan për riparimin e këtij problemi.

Lexoni dhe kete

NDALIMI I LËVIZJEVE, 25 DREJTUES MJETESH SHKELIN URDHËRIN

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, janë evidentuar 25 drejtues mjetesh që …