Breaking News

PROBLEME NE ZONËN E DUKAGJINIT, NDËRHYN BASHKIA SHKODËR

Reshjet e dëborës, por edhe të shiut kanë shkaktuar në ditë e fundit disa probleme në zonën e Dukagjinit. Kështu, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut që ka rënë ditët e fundit në zonën e Dukagjinit, një masiv shkëmbor kishte rrëshqitur në rrugën që lidh Njësine Administrative Pult me atë të Shoshit. Një gjë e tillë rrezikoi seriozisht bllokimin e këtij segmenti rrugor. U desh ndërhyrja e Bashkisë Shkodër për të zgjidhur këtë problematikë.

Ky institucion, bashkë me ndihmën e punëtorëve dhe mjetet e ndërmarrjes ujësjellës-kanalizime ka ndërhyrë menjëherë duke punuar deri në orët e vona të natës e si rrjedhojë duke e liruar rrugën plotësisht. Në këtë mënyrë, ky segment rrugor iu kthye normalitetit dhe banorët e zonës mund të lëvizin me lehtësi.

Lexoni dhe kete

OBOTIN E PRET NJE VERE “E FTOHTE”

Zona e Obotit në Njësinë Administrative Ana e Malit të Bashkisë Shkodër vijon të vuajë …