Monday , 21 January 2019

PROBLEME NGA DEBORA NE QARKUN E LEZHES

Edhe Qarku i Lezhës është përfshirë nga reshjet e dëbores, duke sjellë probleme në disa zona.Lëvizja ne superstaden Lezhë Shkodër u veshtiresua nga dëbora e cila ngriu.Për pasojë një furgon mallrash doli nga rruga dhe u përmbys në afërsi të Gjadrit, por fatmiresisht nuk pati përsona të lënduar.

Në këtë segment rrugor nuk u pa asnjë mjet i firmes kontraktore për pastrimin e rruges dhe hedhjen e kripes për të shmangur ngricat.Kjo solli mjaft veshtiresi për drejtuesit e automjeteve.Ndërkohë në Mirditë reshjet e dëbores kanë qenë me intensitet më të lartë, duke sjellë bllokim rrugesh në disa fshatra, ndërsa është pezulluar edhe proçesi mësimor.Sipas të dhënave rruga e kombit është e kalueshme, por këshillohet përdorimi i gomave dimerore.

Për të mbajtur hapur këtë segment rrugor po punojnë disa borepastruese, ndërsa paralelisht po hidhet edhe kripë për të eliminuar ngricat.Situata po monitorohet në vazhdimsi nga emergjencat civile, pasi reshjet e shiut dhe të dëbores pritet të vijojnë.

Lexoni dhe kete

MOTI I KEQ, DEME TE SHUMTA NE FSHATIN KOSMAÇ

Moti i keq me erëra të forta dhe reshje dëbore ka shkaktuar dëme të mëdha …