PROBLEME NGA DEBORA NE QARKUN E LEZHES

Reshjet e dëbores kanë zbardhur të gjithë Qarkun e Lezhës. Ato kanë vijuar gjatë gjithë nates, duke arritur në trashesi nga 10 centimetra në ultesiren e Lezhës dhe deri në 50 centimetra në zonen e Mirditës. Për pasojë është pezulluar mësimi në shkollat e qarkut, ndërsa në rruget kryesore po punojnë borepastrueset për largimin e dëbores.

Emergjencat civile në prefekturen e Lezhës kanë bërë me dije se të gjitha akset kryesore janë të kalueshme me zinxhirë, ndërsa probleme ka në zonat e thella në Mirditë. Kështu të bllokuara janë fshatrat e Njesive Administrative Selite, Kaçinar, Orosh dhe Fan të cilat nuk kanë asnjë lidhje me qendrat administrative.Vemendje e veçantë po i kushtohet rrugës së kombit nga Miloti deri në tunelin e Thirrës.

Për të mbajtur hapur këtë segment rrugor po punojnë 8 borepastruese, ndërsa paralelisht po hidhet kripë për të eliminuar ngricat.Ky segment është i kalueshem pa probleme, ndërsa nga Fani deri në tunelin e thirres këshillohet përdorimi i zinxhireve përshkak të prezences së dëbores dhe ngricave në rrugë.Shtabet në tre bashkitë e qarkut po analizojnë situaten për të parë sesi paraqitet ajo si dhe për të programuar ndërhyrje të mundshme në zonat ku ka probleme kryesisht në Mirditë.

Lexoni dhe kete

PELEGRINAZHI NE KISHEN E “SHNA NDOUT” NE LAÇ

Të marten ne mbremje kulmuan ditet e pelegrinazhit në Kishen e “Shna Ndout” në Laç.Me …