PROBLEME TEK VLLAZNIA, IKIN CETKOVIĒ E ARBRI

Shtohen problemet pėr ekipin e Vllaznisė. Ditėt e fundit administratori Gjyrezi kishte paralajmėruar se shumė shpejt do tė vinin firmat nė kontrata me lojtarė tė rėndėsishėm tė piketuar nga ana e stafit teknik, por nė fakt, ka ndodhur e kundėrta. Mesfushori malazez I shumėkėrkuar, Marko Cetkoviē, pasditen e djeshme ka firmosur nė Bosnjė me ekipin e Sarajevės, ndonėse pak ditė mė parė gjatė vizitės nė Shkodėr, u kishte premtuar se do tė firmoste me Vllazninė.

Nga ana tjetėr, po dje pasdite, edhe njė tjetėr futbollist I planifikuar tė jetė pjesė e skuadrės nė sezonin e ri, mbrojtėsi beratas Polizoi Arbri, ka zgjedhur ekipin e Kukėsit pėr vazhdimin e karrierės. Ndonėse edhe ai u kishte premtuar drejtuesve shkodranė se do tė firmoste pėr ta, nuk ka ndodhur kėshtu. Largimi I kėtyre dy futbollistėve patjetėr qė ka prishur jo pak punė tek Vllaznia sepse ende nuk dihet se ku do tė gjenden lojtarėt pėr ndėrtimin e skuadrės. Trajneri Cungu e kishte paralajmėruar qė mė pėrpara se shumė prej lojtarėve nuk dėshirojnė mė tė vijnė nė Shkodėr dhe kjo po vėrtetohet tashmė ndonėse drejtuesit e klubit po u bėjnė oferta shumė tė mira financiare.

Fakti qė kjo skuadėr sėrish nuk po ndėrtohet pėr tė qenė pretendente, bėn qė lojtarėt cilėsorė tė hezitojnė pėr tė firmosur me tė, ndonėse Vllaznia aktualisht ėshtė klubi mė korrekt sa I takon zbatimit tė kontratave nga ana financiare. Ditėt kalojnė dhe tek ky ekip ende mungojnė firmat e rėndėsishme dhe prandaj ėshtė me interes tė shihet se ēfarė do tė ndodhė ditėt e ardhshme dhe me cilėt futbollistė do tė paraqitet kjo skuadėr nė sezonin e ri.

Lexoni dhe kete

ƇIKLIZƋM/ BRUNO KOLA DHE VLLAZNIA, FITUES NƋ TROFEUN “KORƇA”

ƇiklistĆ«t e VllaznisĆ« kanĆ« dominuar nĆ« etapĆ«n e parĆ« tĆ« trofeut “KorƧa” zhvilluar pasditen e …