Wednesday , 20 June 2018

PROBLEMET ME ÇATITE E DISA SHKOLLAVE NE BASHKINE SHKODER

Këtë të premte të gjitha shkollat dhe kopshtet në vendin tonë kanë qënë të mbyllura si shkak i situatës së përkeqësuar nga përmbytjet që kanë përfshirë disa zona. Reshjet e shiut të rëna një natë më parë kanë krijuar probleme me çatitë e disa shkollave në Bashkinë Shkodër, ndërkohë reshjet kanë sjellur edhe shtim të lagëshirës në shkolla. Një gjë e tillë pranohet edhe nga Morena Tirana, përgjegjëse e sektorit të programeve të zhvillimit pranë Drejtorisë Arsimore Rajonale Shkodër.

Situata është problematike edhe në njësinë administrative Shalë, ku janë dëmtuar 6 ura që lidhin shtëpitë e banorëve me shkollat.

Përgjegjësja e sektorit të programeve të zhvillimit në DAR Shkodër shtoi se është raportuar në bashki dhe prefekturë për gjendjen e shkollave nga DAR Shkodër.

Lexoni dhe kete

SIGURIA NE ZONAT TURISTIKE GJATE SEZONIT TE VERES

Për të menaxhuar sigurinë në zonat turistike, Policia e Shkodrës ka angazhuar 131 punonjës policie …